Nesër Shkëndija – Bashkimi, pritet spaktakël nga Basllistët dhe Ilirët në Tetovë

Pas pauzës ndërkombëtare, nesër rikthehet në program Liga e Parë e futbollit të Maqedonisësë Veriut me ndeshjet e xhiros së 5-të.

Këtë xhiro e hap një ndeshje interesante ndërmjet dy ekipeve shqiptare në Tetovë, aty ku Shkëndija do të pret Bashkimin e Kumanovës. Këta të fundit që u rikthyen pas 17 viteve në elitë, kanë bërë një ekip serioz dhe nesër në Tetovë do të luajnë përballë kampionëve në fuqi në një duel që pritet të ketë atmosferë të bukur edhe në tribuna ku do të marrin pjesë të dyja tifo grupet, Ballistët dhe Ilirët.

Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Bashkimit do të zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit të Tetovës, duke nisur nga ora 15:30.

Ndërkohë, nga ora 19:00 do të luhet takimi Vardari – Makedonija Gjorçe Petrovi. Xhiroja e 5-të në program vazhdon edhe të shtunën dhe të dielën, ku do të luhen takimet si Brera – Shkupi, Sileksi – Rabotniçki, Struga – Tikveshi dhe Pelisteri – Arsimi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close