Mbrojtësi kumanovar Erzen Sadiki ndahet me Erzenin që garon në Superligën shqiptare.
Skuadra nga Shijaku dhe 25 vjeçari lënë pas një bashkëpunim shumë pozitiv dhe kumanovarin që brenda sezonit të shkuar u shndërrua në një nga pikat më të forta të ekipit.
Sadiki në fillim të sezonit të shkuar u transferua në Shqipëri te Erzeni dhe luajti një kampanjë pozitive me 22 ndeshje të zhvilluara gjatë të cilave shënoi 2 gola. Ai ishte ndër më meritorët që shijakasit siguruan mbijetesën dhe vazhduan të jenë pjesë e elitës.
Pavarësisht ndarjes, duket se dy palët nuk fshehin mirënjohjen e ndërsjelltë për bashkëpunimin e suksesshëm, e që miqësia do të vazhdojë pavarësisht se rrugët profesionale ndahen.
