N11 Sports Management dhe Armend Nexhipi, transferojnë Drilon Islamin në Cluj

Agjencia e njohur e menaxhimit të lojtarëve, N11 Sports Management, e udhëhequr nga Armend Nexhipi, në bashkëpunim me Stars Agency ka realizuar një tjetër transferim të rëndësishëm në futbollin rajonal. Kapiteni i FC Prishtina, Drilon Islami, është transferuar te skuadra e njohur rumune Cluj, duke shënuar kështu një hap të madh në karrierën e tij.

Ky transferim vjen vetëm disa ditë pasi N11 zyrtarizoi kalimin e sulmuesit Marko Gjorgjievski te kampionët e shumëfishtë të Rumanisë, ku më herët janë transferuar edhe Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu.

Me këto lëvizje, N11 Sports Management vazhdon të luaj rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e talentëve nga rajoni drejt tregjeve më konkurruese evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close