Muharem Mislimi: Jemi super të motivuar, nuk do të kthehemi duarbosh nga Shkupi 

Bashkimi dëshiron të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive dhe në raundin e 11-të do të takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin.

Këto janë dy ekipe që e njohin mirë njëra-tjetrën që nga sezoni i kaluar kur luftuan deri në fund të sezonit për një vend në Ligën e Parë. Muharem Mislimi njofton se ekipi nga Kumanova do të vazhdojë me të njëjtën formulë dhe pas fitores ndaj Shkupit, nuk do të kthehen duarbosh nga kryeqyteti. 

“Po kthehemi në fushë pas tre pikëve kundër Shkupit dhe skuadra është super e motivuar për fitoren e radhës. Vitin e kaluar, me skuadrën e Makedonija Gjorçe Petrov, luftuam deri në fund për një renditje të lartë në Ligën e Dytë, kështu që i njohim shumë mirë. Jam i sigurt se Bashkimi nuk do të kthehet duarbosh nga kjo ndeshje. Kemi motivimin dhe shumë energji pozitive për t’i bërë tifozët tanë të lumtur”, tha mes tjerash Muharem Mislimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close