MJESHTRIA E ENIST BARDHIT: Shënon gol nga gjuajtja e lirë kundër Valjadolidit (VIDEO)

Enis Bardhi ka gjetur golin e parë në 2021-shin me fanellën e Levantes. Bardhi pas 6 minutave të para të luajtura në ndeshjen e La Ligas të hënën pas më shumë se dy muajve pauzë për shkak dëmtimit, sonte ishte titullar në ndeshjen e Kupës së Mbretit që luajti Levante kundër Valjadolidit dhe e fitoi me rezultat 4:2.

Shkupjani shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 23-të, duke e bërë atë në stilin e tij. Kur të gjithë prisnin që Bardhi të ekzekutonte goditjen e lirë në mënyrë standarde, me goditje fluturimthi, ai vendosi që një gjë të tillë të bëjë për tokë, duke mashtruar gjithë futbollistët në murin e gjallë, por edhe portierin Himeneze.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut në këtë ndeshje luajti deri në minutën e 55-të, kur deri në ato momente Levante avansonte me shifra 2:0.

Bardhi në këtë ndeshje luajti si titullarë, ndërsa i njëjti u zëvendësua në minutën e 55-të, në ato momente kur Levante po avansonte me shifrat 2:0.  Ndryshe përveç Bardhit, për Levanten realizuan edhe Malsa (45’), Koke (59’) dhe Morales (80’ penalti), ndërkohë në anën tjetër për vendasit realizuan Toni (13’) dhe Veisman (65’)./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close