
Spadafora, i cili ishte skeptik për rifillimin e Serie A, tashmë është shprehur tejet optimist se një gjë e tillë do të ndodhë.
“Shpresoj që Seria A të mund të kthehet, do të ishte surale nëse nuk do të ishte kështu. Komiteti tekniko-shkencor tashmë ka dhënë dritën e gjelbërt për trajnime individuale nga 4 maji, ndërsa nga 18 do të jetë e mundur të zhvillohen seanca në grup nëse komiteti miraton protokollin FIGC”, tha ministri gjatë transmetimit të Frontiere në Rai 1, përcjell lajmi.net.
”Unë kam besim sepse tashmë ishte paraqitur një punë e mirë, kishte ndonjë lëshim por deri në fund të javës do të kemi një përgjigje”.
Spadafora ka dhënë gjithashtu disa deklarata në një intervistë me Corriere della Sera: “Unë do të bëj gjithçka për të siguruar që Seria A të mund të rifillojë, por nuk mund të them kur do të jetë e mundur të zbresin në fushë. Askush nuk dëshiron të mbyllet si në Francë”. /Lajmi.net/