Maqedonia turpërohet në Botëror, pëson humbje të thellë nga Egjipti me 19 gola diferencë!

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut është turpëruar në ndeshjen e dytë në Kampionatin Botëror të hendbollit që po zhvillohet në Egjipt, duke u mundur sonte nga vendi organizator me rezultatin e thellë 38:19, plot 19 gola diferencë.

Pjesa e parë u mbyll me shifra 20:6, një diferencë shumë e madhe kjo, e cila u rrit edhe më shumë në pjesën e dytë. Lazarov u dallua më shumë në lojën e Maqedonisë që realizoi 3 gola, ndërsa nga po aq gola shënuan edhe Markovski e Peshevski. Nga radhët e ekipit fitues, pa diskutim më i miri ishte Shebib që shënoi 8 gola dhe Valid që realizoi 6.

Për Maqedoninë kjo është humbja më e thellë që e ka pësuar në kuadër të Kampionateve Botërore, ndërsa i dyti më i madh në histori, pasi të parin me diferencë më të madhe e ka pësuar nga Çekia. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close