Manchester United dhe Galatasaray interesohen për Icardin

Manchester United dhe Galatasaray janë të interesuara për sulmuesin e Paris Saint Germain, Mauro Icardi.
Lojtari është i pakënaqur te kampionët francezë dhe po e kërkon largimin që prej fillimit të merkatos, transmeton lajmi.net.

“Djajtë e Kuqë” e duan një zëvendësues të Cristiano Ronaldos, pasi ky i fundit është shumë pranë largimit, ndërsa për skuadrën turke ardhja e argjentinasit do të ishte një vlerë e shtuar për fazën ofanzive.

Icardi, që prej largimit nga Interi, nuk ka arritur që ta gjejë formën optimale, duke pasur vazhdimisht probleme me lëndime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close