Liverpool futet në bisedime me Parisin për huazimin e Kylian Mbappes

Britanikja “Mirror” prezanton fakte të reja në rastin e shumëpërfolur të ‘dosjes’ së Kylian Mbappe. Sipas një raporti ekskluziv të tabloidit britanik, Liverpool dëshiron të përfitojë nga situata dhe është në diskutime me Parisin për huazimin njëvjeçar të yllit francez.

Në Merseyside, ata duket se mendojnë se një lëvizje e përkohshme të 24-vjeçarit në Premier League, e cila mund të jetë e dobishme për të gjitha palët, pasi parizienët do të marrin para nga qiraja, por edhe Mbappe do të mund të transferohet më pas te Real Madrid në 2024.

Në raport, ata kujtojnë edhe deklaratat e vitit të kaluar të francezit, i cili kishte pranuar se kishte folur me Liverpool-in përpara se të vendoste përfundimisht të rinovonte kontratën me Paris Saint-Germain në maj 2022.

Fakti që nëna dhe menaxherja e tij, Faiza Lamari, është një tifoze e madhe e “Reds”, është një tjetër faktor në mendjen e Mbappes, i cili në të ardhmen e afërt mund të bëjë ndryshimin dhe të kalojë për një sezon në “Anfield”.

Në të njëjtën kohë, natyrisht, duhet të përmendim se shumica e publikimeve bien dakord, që opsioni i vetëm për 24-vjeçarin, në rast të largimit nga Parisi mbetet Real Madridi, me gushtin sigurisht që del si muaji vendimtar për të sqaruar të ardhmen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close