Liga e Parë, sot Arsimi – Struga nga ora 17:00

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut sjell pasditën e sotme startin e xhiros së dytë në sezonin e ri.

Nga ora 17:00, skuadra e re elitare, Arsimi do të përballet me Struga Trim Lum, teksa në të njejtën kohë do të luhet edhe dueli tjetër ndërmjet Tikveshit dhe Vardarit.  Xhiroja e dytë vazhdon të shtunën me dy ndeshje tjera si Makedonija Gjorçe Petrov që pret Shkëndijën e Tetovës, teksa Bashkimi do të jetë mysafirë i Rabotniçkit në kryeqytet.

Të dielën është paraparë të zhvillohet vetëm një ndeshje, me Shkupin që po përballet me probleme të vazhdueshme dhe ende nuk e ka përcaktuar stadiumin se ku do të pret skuadrën nga Kratova.

Xhiroja e dytë në elitë mbyllet të hënën me duelin Brera – Pelisteri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close