Kosova është një hap larg ëndrrës së madhe, kualifikimit për herë të parë në Kupën e Botës.

Të udhëhequr nga Franco Foda, Kosova sonte shënoi fitore në gjysmëfinale të play-offit, si mysafire e Sllovakisë, me rezultat 3-4.
Veldin Hoxha, Fisnik Asllani, Florent Muslija dhe Kreshnik Hajrizi ishin golashenues për ”Dardanët”.
Në finale, ku vendoset fati përfundimtar, Kosova do të luaj me kombëtaren e Turqisë.
Ndeshja zhvillohet ditën e martë, me 31 mars, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:45.

