“Kjo s’më kishte ndodhur kurrë”: Ancelotti ‘i shtangur’ pas humbjes nga Barcelona!

Në “El Clasicon” miqësore amerikane, katalanasit festuan fitoren pas golave të Usman Dembeles, Fermin Lopes dhe Ferran Torres, ndërsa Vinicius Jr. humbi një penallti në minutën e 20-të për ‘los blancos’.

Por ky nuk ishte shansi i vetëm për “klubin mbretëror”, i cili goditi edhe shtyllat e portës në pesë raste, fakt që e tronditi trajnerin Carlo Ancelotti.

“Është e rrallë që të godasësh traversën pesë herë në një ndeshje dhe të mos shënosh asnjë gol. Nuk mendoj se më ka ndodhur ndonjëherë. Dukej se para portës së Barcelonës ishte ngritur një mur. Por ky është ekipi i tyre, unë doja të shihja se si do të përshtateshin lojtarët e rinj. Dhe ishte mirë, duhet të vazhdojmë kështu. Krijuam mundësi pa një sulmues të pastër, do të vazhdojmë me atë ide”,- shtoi eksperti italian, i cili theksoi se skuadra e tij tregoi shumë gjëra të mira pavarësisht humbjes.

“Kemi bërë shumë gjëra të mira. Loja ishte interesante, ne shtypëm mirë, lëvizëm dhe patëm raste. Loja jonë tepër ofensive na kushtoi dy gola. Humbja dhemb, por veçoj të mirat. Skuadra luajti mirë për një orë”, – tha Ancelotti.

Italiani theksoi se kjo ndeshje i shërbeu para së gjithash për të testuar lojtarët më të rinj dhe për t’u njohur me mundësitë e tyre në fushë.

“Doja të shihja se si luajnë të rinjtë. Dhe ata e respektuan atë që ne ramë dakord. Në fund të fundit, unë e di se çfarë mund të bëjnë Modrić dhe Kroos, por ideja ishte t’u jepnin minuta të tjerëve. Në ndeshjen e radhës, ata që kishin më pak kohë në fushë sot, do të luajnë më shumë, – shpjegoi Ancelotti dhe shtoi:

“Ndryshimet në përbërje kanë filluar. Këtë herë e kemi nisur me Rodrigon, Vinicius, Kamaving… Ata do të kenë role më të mëdha me kalimin e kohës. Një e ardhme e madhe është përpara këtyre lojtarëve,” – shtoi italiani.

Italiani ka komentuar edhe lojën e Vinicius Jr, i cili humbi një penallti në minutën e 20-të kur Barcelona kishte epërsi minimale.

“Vinicius ishte i rrezikshëm. Ai goditi dy traversa, humbi penalltinë dhe pati një tjetër rast. Ai luajti një lojë të mirë. Po testojmë se kush do të gjuajë penallti. Modric, i cili zakonisht i kryen ato, në atë moment nuk ishte në fushë. Vinicius i gjuan mirë penalltitë, – përfundoi trajneri i Real Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close