KHF Çair përforcohet me dy hendbolliste

Klubi i hendbollit për femra Çair para nisjes së gjysmësezonit pranveror është përforcuar me dy hendbolliste. Bëhet fjalë për Sashka Filiposka dhe Matea Spasovska, të cilat iu kanë bashkangjitur klubit Çair.

Njoftimin për përforcimet e reja e ka bërë vet trajneri i këtij klubi, Basri Latifi përmes rrjetit social fejsbuk. Latifi i ka vlerësuar përforcimet e reja si mjaft cilësore, ndërsa ka thënë se Filiposka dhe Spasovska iu kanë bashkuar ekipit në stërvitje për përgatitjet për gjysmësezonin pranveror, me çka kanë synim titullin kampion në Superligën e hendbollit për femra./Sportmania/  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close