KHF Çair humb ndeshjen e parë nga Naisa

KHF Çair ka pësuar disfatë të thellë 41:26 nga skuadra e Naisa Nish në kuadër të raundit të dytë të Kupës Europiane (European Cup).

Vashat shkupjane luajtën një pjesë të parë shumë të mirë, duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit, megjithatë tempo e tyre ra në pjesën e dytë, kur edhe Naisa Nish krijoi atë epërsi të madhe prej 15 golash.

Ndryshe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 15:17 në favor të skuadrës mike, e cila kishte një start të vrrulshëm gjatë pjesës së dytë. Pikërisht kjo ndikoi shumë negativisht te vashat nga Çairi që nuk arritën të gjejnë kundërpërgjigje.

15 minuta para fundit të takimit, Naisa Nish me golin e Sukur për herë të parë arriti epërsi dyshifrore (20:30), të cilën deri në fund vetëm sa e thelloi, duke bërë që në fund nga Shkupi të largohet me një fitore të thellë prej 15 golash epërsi.

Anastasija Nikollovska me 12 gola të shënuar ishte hendbollistja më efikase në rradhët e KHF Çair, ndërsa në anën tjetër te Naisa Nish më e spikatur doli të jetë Filipoviç me 10 gola të shënuar.

Ndeshja e kthimit midis Naisa Nish dhe KHF Çair  do të zhvillohet pas një jave në Nish.

Foto: gol.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close