Kanë kaluar 30 vjet nga 38 golat e shënuara me 38 prekje nga legjenda e Realit

Hugo Sanchez ishte golashënuesi më i mirë i La Ligas për katër vite më radhë në vitet e 80-ta, dhe më pas serinë e tij e ndali Balthazar i Atleticos.

Por, në sezonin e ardhshëm Sanchez erdhi me një përgjigje të jashtëzakonshme.

Sulmuesi meksikan shënoi 38 gola në fanellën e Realit në atë sezon, dhe atë e bëri duke shkruar historinë, me të gjitha golat e shënuara me nga një prekje.

Ai shënoi gola me të djathtën, me të majtën, me kokë, nga gjuajtjet e lira, të gjitha me prekjen e parë.

Rekordi i Sanchez prej 38 golave në sezon, u thye nga Cristiano Ronaldo në sezonin 2010/2011, që shënoi 40 herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close