Kamer Qaka: Nuk flas për veten, më shumë dua të flas në terren

Shkëndija sonte ka prezantuar përforcimin e radhës, Kamer Qaka. Ky i fundit ka folur edhe fjalët e para për faqen zyrtare të klubit kuqezi.

“Është shumë ndjenjë e mirë të jem pjesë e Shkëndijës. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për këtë klub, se është skuadër serioze. Mezi pres të luaj për ekipin për të treguar edhe potencialin tim.

“E dij se Shkëndija është shumë e fortë në kampionat aq sa kam pa unë, por edhe në Europë kam ndjek disa ndeshje shumë të mira dhe janë përballur me skuadra të njohura. Shpresoj që edhe unë do të mund të ndihmoj skuadrën për të arritur edhe më shumë.

“Kam dëgjuar se Shkëndija luan futboll shumë ofenziv, ashtu si kam qejf edhe unë me shku përpara gjithmonë. Serioziteti i klubit më bëri të pranoj ofertën.

“Mendoj se më me rëndësi është të paraqitem mirë për klubin, pastaj të shofim. Gjithë futbollistët duan të luajnë për kombëtaren, jam shqiptar dhe gjëja më e madhe është të luaj për kombëtaren.

“Nuk kam qejf të flas shumë për veten, më shumë dua të flas në terren. Shpresoj përfundon kjo puna e pandemisë, të kthehen ‘Ballistët’ të na shohin dhe të na përkrahin dhe besoj se bashkë do të ecim mirë”, u shpreh Kamer Qaka në prononcimin e tij të parë si futbollist i Shkëndijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close