
Pas Rayo Vallecanos në Madrid, Shkëndija ndeshjen e radhës e luan të hënën ndaj Pelisterit në Manastir. Për pritjet nga ky duel, flet Kamer Qaka bga tabori tetovar.
Kamer Qaka: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë në Madrid ndaj Rayo Vallecanos, por ishte edhe një eksperiencë shumë e bukur. Një lojë që për herë të parë kemi luajtur kundër një ekipi të La Ligës, shumë të fortë. Por, ne do ta harrojmë këtë, do të shkojmë në Manastir dhe shpresojmë në tre pikë kundër Pelisterit.
“Normalisht, se Shkëndija shkon në çdo ndeshje për tre pikë. Nuk do të jetë sfidë e lehtë, por ne gjithmonë shkojmë për fitore për të arritur suksesin e klubit tonë për të qenë të parët në kampionat”.
“Këto tre pikët nëse i fitojmë do të jenë shumë të mira për ne. Do të ngritemi më lartë në tabelë dhe do të na i lehtëson shumë, pasi do të shkojmë në pauzë, e cila na nevojitet shumë pas shumë udhëtimeve. Në vazhdim besoj punët do të shkojnë më mirë në favorin tonë”.
Ndeshja Pelisteri-Shkëndija luhet të hënën në stadiumin “Petar Milloshevski” në Manastir me fillim në orën 18:00.