
Zlatan Ibrahimoviq do të vazhdojë edhe më tej me Milanin. Sipas gazetës “La Republica”, suedezi tashmë ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me pagë të redaktuar në vlerë prej 100 mijë eurove. Sulmuesi ka kontratë me Milanin deri në fund të këtij muaji dhe me kontratën e re do të vazhdojë edhe më tej me kampionin italian. Kjo do t’i mundësojë atij të jetë pjesë e skuadrës dhe të përfundojë periudhën e trajtimit dhe rehabilitimit në terrenin stërvitor të Milanello. Ndërkohe Milani ka njoftuar sot një “zgjatje afatgjatë” të partneritetit të tyre me markën sportive Puma.
Puma ka qenë prodhuesi i fanellave të kuqezinjve që nga viti 2018.