Harry Kane thyen rekordin e madh të Beckham në Ligën e Kampionëve 

Sulmuesi I Bayern Munich, Harry Kane ka vendosur rekord të ri në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari anglez me më shumë kontribute në gola në historinë e këtij kompeticioni.

Në fitoren 3-1 të Bayernit ndaj Chelseat, Kane realizoi dy gola, duke e çuar numrin total të kontributeve të tij në Ligën e Kampionëve në 53 (42 gola dhe 11 asistime).

Me këtë arritje, ai ka kaluar legjendën angleze David Beckham, i cili mbylli karrierën me 52 kontribute në Ligën e Kampionëve.

Ajo që e bën rekordin edhe më mbresëlënës është fakti se Kane e arriti këtë në vetëm 58 ndeshje, ndërsa Beckham kishte nevojë për 107 takime në fanellat e Manchester United, Real Madridit, Milanit dhe PSG-së.

Ky është një tjetër kapitull i artë në karrierën e Kane, i cili vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close