Hajrush Mani: Një talent si Besar Guxhufi mëkat të luaj te Bellasica dhe jo te Shkëndija e Shkupi .. (VIDEO)

Fundjava që lamë pas solli një befasi jo të këndshme për skuadrën e Renovës, të cilët në Tetovë u deklasuan nga Bellasica me rezultatin 4:2. Njëri nga futbollistët që ra në sy në këtë ndeshje ishte edhe talenti shkupjan, Besar Guxhufi, i cili në këtë merkato u transferua te Bellasica.

Gazetari, Hajrush Mani në emisionin Sportmania që transmetohet në televizionin Shenja, ka vlerësuar paraqitjen e Guxhufit në ndeshjen ndaj Renovës, në të cilën i riu realizoi edhe një gol, ndërsa kishte paraqitje të mirë në fushë, duke ndihmuar ekipin e tij në këtë sukses.

Mani ka thënë se është “mëkat” që një futbollist si Guxhufi të luaj te Bellasica dhe jot e ekipet shqiptare si Shkëndija, Shkupi, Renova apo Struga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close