Gjoka: Të rëndësishme tre pikët, neve nuk na lejohet të bëjmë gabime (VIDEO)

Shkëndija prek fitoren e 13-të sezonale dhe me 45 pikë të tubuara zgjeron epërsinë në 8-të pikë para Shkupit të vendit të dytë.

Kuqezinjtë fituan Vardarin 2:1 në kuadër të xhiros së 20-të dhe tekniku Ernest Gjoka vlerëson se tre pikët ishin objektivi më i rëndësishëm.

Ernest Gjoka: Mendoj se duhej të ishim më shumë agresiv dhe të kuptojmë se asnjë ndeshje nuk është e lehtë për ne. Edhe pse skuadra e Vardarit këtë vit ka shumë probleme, ne nuk duhet ta mendojmë kështu. Duhet ta mendojmë që të jemi përherë të saktë dhe të përqendruar 100%. Por gjithsesi shumë e rëndësishmë në kampionat është të marrim tre pikët. Arritëm i morëm këto tre pikë dhe vazhdojmë të jemi të përqendruar dhe shumë të kujdesshmë sepse kampionati sa vjen e bëhet më i fortë.”

Ernest Gjoka: “Nganjëherë duam apo s’duam ne, kur sheh se kundështari është nën potencialin tonë, ndodh që vetëvetiu përqendrimi të bjerë. Nuk është se skuadra nuk është e kujdesshme, ne jemi të përqendruar, por janë momente kur nuk duhet të gabojmë pasi neve nuk na lejohen të bëjmë gabime.”

Ernest Gjoka: “Duhet ta kuptojmë dhe besoj se e dimë se ne jemi vetëm në këtë luftë dhe neve na mban në luftë vetëm forca jonë, përqendrimi jonë dhe karakteri jonë. Shkëndija është e tillë dhe prandaj them se duhet të jemi të kujdesshëm dhe agresiv, sepse përmes këtyre gjërave unë mendoj se skuadra vepron dhe pastaj del krejt cilësia që kemi brenda.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close