Klubi i Gjilanit është një nga klubet më të veçanta në Superligën e Kosovës.

Kjo pasi që skuadra gjilanase, çdo fundvit tregon edhe anën e tyre humane duke ndihmuar edhe shoqatat për bamirësi.
“Skifterat”, ndan nga 2 mijë euro duke mbështetur financiarisht, Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”, Shoqatën “Handikos” dhe Shoqatën e të Verbërve në Gjilan.
“Sporti nuk është vetëm garë dhe emocione në fushë – ai është edhe zemër, solidaritet dhe përgjegjësi shoqërore. Me këtë frymë, Fondacioni Sport Club Gjilani ka ndërmarrë një hap domethënës duke mbështetur financiarisht Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”, Shoqatën “Handikos” dhe Shoqatën e të Verbërve në Gjilan.
