Gafuri: Të japim gjithçka nga vetja për rezultat pozitiv ndaj Hajdukut

Para takimit me Hajduk Splitin në kuadër të Liga Europës, kapiteni i Renovës, Argjend Gafuri ka thënë se janë të motivuar për ndeshjen e nesërme me shpresë për të mundur favoritin e madh dhe për ta kaluar në raundin tjetër.

“Hajduku është favorit për këtë ndeshje, por ne sigurisht se nuk do të dorëzohemi aq leht. Pres që të gjithë të jemi të motivuar, të japim gjithçka nga vetja dhe të arrijmë deri në rezultat pozitiv”, ka thënë Gafuri.

Renova – Hajduk Split luhet nesër në “Petar Milloshevski” nga ora 15:30. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close