Futsall Shkupi fiton 12:1 ndaj Mal Ajaksit

Futsal Shkupi pas dy ndeshjeve pa fitore ka shfryrë gjithë vrrullin ndaj Mal Ajaksit, duke mundur këtë skuadër me shifrat 12:1.

3:0 u mbyll pjesa e parë, në të cilën fjalën kryesore e kishin Zoran Leveski dhe Dragan Petroviç, i cili shënoi dy gola.

Pjesa e parë nisi e ekuilibruar, teksa Futsal Shkupi shënoi për 4:0 me anë të Zoran Leveskit, për të ardhur kundërpërgjigjja nga ana e mysafirëve, që ngushtuan shifrat në 4:1. Megjithatë kjo ishte e tëra që bënë mysafirët nga Shtipi, pasi më pas në skenë doli Erkan Seferi, duke realizuar dy gola të shpejtë për 6:1.

Zoran Leveski në minutën e 31-të shënoi golin e tretë personal në këtë përballje, duke shënuar për 7:1, ndërkohë Nikolla Dimovski 4 minuta më pas shënoi edhe golin e 8-të për Futsal Shkupin.

Brenda dy minutave Erkan Seferi shënoi edhe dy gola të tjerë për rezultat 10:1, ndërkohë dy golat e fundit që u shënuan brenda pak sekondave në minutën e 39-të, ishin pjesë e Dragan Petroviç dhe Bejtulla Jakupit.

Në fund fitore më se e merituar për ekipin e Zoran Lekiq, që në këtë mënyrë regjistroi edhe fitoren e 7-të kampionale, ku edhe këtë vit pretendon titullin e kampionit, pavarësisht se për momentin ka 5 pikë më pak se kryesuesit e KMF Proekt Ciko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close