Futsall Shkupi e mbyll me fitore vitin 2020, ja bën 8 me 2 Crna Rekës!

Futsal Shkupi e ka mbyllur me fitore të thellë stinorin vjeshtorë, teksa sonte në Kavadar mundi ekipin vendas të Crna Rekës me rezultatin 8:2.

Edhe pse vendasit ishin të parët që shënuan në këtë ndeshje, Futsal Shkupi me kalimin e kohës vendosi gjithçka nën kontroll, madje duke rikthyer rezultatin në favorin e saj që në pjesën e parë falë golave të shënuar nga Ylber Alili dhe Nikolla Dimovski.

Kjo dyshe nga një gol tjetër shënuan edhe në pjesën e dytë, ku fjalën kryesore e pati kapiteni Erkan Seferi me 3 gola të shënuar, ndërsa një gol tjetër realizoi edhe Eljeza Neziri.

Futsal Shkupi tashmë e gjithë vëmendjen do ta përqëndrojë për ndeshjen e “Main Round” të Ligës së Kampionëve, ku me datë 16 janar do të përballet me MFC Kherson nga Ukraina.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Zaporozhje, ndërsa ekspedita “bardhekaltër” nga Çairi drejt Ukrainës do të niset me 12 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close