
Reprezentuesit e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut janë grumbulluar mesditën e kësaj të hëne në Shkup për dy ndeshjet e muajit tetor ndaj Belgjikës dhe Kazakistanit.
Të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit nisin nga sot përgatitjet për sfidat vendimtare, ku nga 26 futbollist të ftuar, nuk do të jetë sulmuesi Lirim Qamili për shkak lëndimit, teksa vërehet rikthimi i Babunskit dhe Ashkovskit.
Aktualisht Maqedonia është lidere e grupit “J” me 11 pikë dhe një më shumë se Belgjika në vendin e dytë që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërkohë në vendin e tretë, me 10 pikë, është Uellsi, ndërsa Kazakistani ka 3 pikë në pozitën e katër, para Lihtenshtajnit me zero pikë në vendin e fundit të grupit.
Maqedonia e Veriut do të luaj me 10 tetor ndeshjen ndaj Belgjikës, ndërsa tre ditë më vonë do të përballet me Kazakistanin në Shkup.