
Lamine Yamal nuk do të luaj në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Champions League.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, gjatë konferencës për media, konfirmoi se sulmuesi spanjoll nuk do të luaj ndaj Newcastle United, në ndeshjen e së enjetes.
“Lamine Yamal? Ai nuk mund të luajë nesër. Nuk e di nëse ai do të jetë në dispozicion të dielën kundër Getafe. Nuk duhet ta nxitojmë. Nëse kthehet, ai duhet të jetë 100%, jo 80%, sepse ai është një lojtar i ri dhe ne duam të kujdesemi për të.”, ka deklaruar Flick.
Mungesen e Yamal e ka komentuar edhe trajneri i Newcastle United, Eddie Howe.
”Është turp që Lamine Yamal nuk po luan. Ndihem keq sepse nuk do të kemi mundësinë ta shohim më të mirën e tij, pjesëmarrjen në ndeshje.”, deklaroi Howe.