FFM sqaron: Arbitri nuk e pranoi këshillën e VAR-it, vendosi vet për penallti

Në ndeshjen e sotme nga xhiroja e 9-të e Ligës së Parë, ndërmjet Brera dhe Bashkimi, në minutën e 85-të gjyqtari kryesor akordoi një penallti për ekipin vendas për shkelje të një lojtari kundërshtar.

Kjo ngriti polemika dhe reagime, teksa FFM ka dalur me një komunikatë ku sqaron situatën.

“Me sa duket nga materiali video i bashkëngjitur, mbrojtësi mysafir me numrin 2, në një përpjekje për të goditur topin me kokë, ndërsa bie, pa e ditur shkel mbi lojtarin vendas me numrin 77. Ky është momenti i kontaktit që gjyqtari kryesor e vëren dhe e sanksionon.

Megjithatë, duke vlerësuar intensitetin e pamjaftueshëm të shkeljes dhe faktin që shkelja ndodh në pozicionin normal të trupit të mbrojtësit gjatë rënies, gjyqtarët e VAR ndërhyjnë në mënyrë korrekte dhe thërrasin gjyqtarin kryesor për të shqyrtuar pamjet në fushë. Qëllimi është t’i tregohet atij momenti nga i cili mund të përcaktohet intensiteti minimal dhe mungesa e ndikimit real të kontaktit, me mundësinë e ndryshimit të vendimit fillestar.

Sipas protokollit VAR, gjyqtari është ai që merr vendimin përfundimtar. Në këtë rast, ai nuk e pranon këshillën e VAR dhe vendos të mbështesë vendimin fillestar, një penallti, ndërkohë që bën një vlerësim të gabuar të intensitetit dhe ndikimit të shkeljes.

Për shkak të këtij vlerësimi të gabuar, gjyqtari kryesor do të vlerësohet negativisht nga kontrolluesi i gjyqtarëve”, thuhet mes tjerash në komunikatën e FFM-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close