Federata Shqiptare e Volejbollit shënon 80 vjetorin e themelimit

80 vite janë dëshmi e përkushtimit, vizionit dhe punës së vazhdueshme për zhvillimin e volejbollit. I urojmë Federatës Shqiptare shumë suksese edhe në vitet që vijnë,” uroi Habil Ajeti, nënkryetari i Federatës së Volejbollit të Maqedonisë.

Federata Shqiptare e Volejbollit ka shënuar 80-vjetorin e themelimit, një jubile i rëndësishëm që pasqyron traditën dhe kontributin shumëdekadësh në zhvillimin e volejbollit shqiptar.

Në këtë ngjarje festive mori pjesë edhe delegacioni i Federatës së Volejbollit të Maqedonisë, i përbërë nga kryetari Petar Jovanovski, nënkryetari Habil Ajeti dhe sekretari gjeneral Filip Despotovski, duke konfirmuar raportet e mira dhe bashkëpunimin ndërfederativ.

Me këtë rast, nënkryetari Habil Ajeti, në emër të Federatës së Volejbollit të Maqedonisë, uroi Federatën Shqiptare për jubileun, duke vlerësuar kontributin e saj në ndërtimin e strukturave të qëndrueshme, edukimin e brezave të rinj dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

“80 vite janë dëshmi e përkushtimit, vizionit dhe punës së vazhdueshme për zhvillimin e volejbollit. I urojmë Federatës Shqiptare shumë suksese edhe në vitet që vijnë,” theksoi Ajeti.

Përvjetori u shënua si një moment reflektimi për të kaluarën, por edhe si nxitje për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e mëtejshëm të volejbollit shqiptar në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close