Federata e hendbollit e shkarkon seleksionuesin Brestovac

Danilo Brestovac edhe zyrtarisht nuk është më seleksionues i përfaqësueses së hendbollit të Maqedonisë së Veriut për meshkuj. Lajmin e ka konfirmuar Federata e hendbollit e cila ka bërë të ditur se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me 45 vjeçarin. Brestovac ka drejtuar përfaqësuesen e vendit që nga qershori i 2019-tës deri në janar të këtij viti. Kujtojmë që nën drejtimin e Brestovac përfaqësuesja e vendit vitin e kaluar nuk kaloi fazën e grupeve në Kampionatin Europian duke u renditur e 15-ta, ndërsa zhgënjeu edhe në Kampionatin Botëror që është duke u mbajtur në Egjipt, pasi u rendit e 23-ta nga gjithsej 32 vende pjesmarrëse në samitin e hendbollit botërorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close