
Federata e Boksit në Maqedoninë veriut ka realizuar sot me sukses Kuvendin e Rregullt vjetor në sallën e konferencave në Qendrën Sportive “BORIS TRAJKOVSKI” në Shkup. Të pranishëm ishin 30 nga gjithësej i 39 delegatë të Kuvendit.
Mbledhja u realizua me pjesëmarrje aktive dhe diskutime, duke konfirmuar angazhimin e vazhdueshëm të anëtarëve për përmiiirësimin e organizatës dhe zhvillimin e boksit në vend.
Në agjendën e kuvendit ishin përfshirë pikat vijuese:
1. Zgjedhja e Trupave të Punuës të Mbledhjes: Gjatë mbledhjes u zgjodhën kuvendi i punës, komisioni verifikues, sekretari dhe dy vërtetues të procesverbalit, duke siguruar zhvillimin e shkëlqyeshëm të mbledhjes dhe ligjshmërinë e procedurave.
2. Procesverbal i mbledhjes së mbajtur më parë: Anëtarët e pranishëm e shqyrtuan dhe e pranuan procesverbalin e mbledhjes së mbajtur më parë.
3. Raporti për Veprimtarinë e FNB-së me tregues financiarë për vitin 2023: U prezantua raporti për punën financiare të FNB-së për vitin e kaluar, duke përfshirë llogarinë e fundit për vitin 2023.
4. Programi i Punës së FNB-së për vitin 2024: Anëtarët e mbledhjes shqyrtuan dhe e pranuan programin e punës së FNB për këtë vit, duke përfshirë aktivitetet dhe projektet e planifikuara.
5.Përjashtimi i Klubeve që në tre vitet e fundit nuk morën pjesë në sistemin e garave të FNB-së: Në përputhje me vendimet e mbledhjes, u paraparën masa për të shkarkuar klubet që nuk morën pjesë në garat e FNB-së në tre vitet e fundit.
6. Informacione për organizimin e Kampionatit Ballkanik: Delegatët u informuan për aktivitetet e planifikuara dhe organizimin e Kampionatit Ballkanik të boksit të ardhshëm.
7. Të tjera: Në këtë pikë u diskutuan tema dhe ide të ndryshme për përmirësimin e punës së federatës dhe klubeve sportive.