Ezgjan Alioski zgjidhet mbrojtësi i majtë më i mirë në Arabi

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski është përzgjedhur në mesin e më të mirëve të këtij sezoni në elitën e futbollit të Arabisë Saudite. Futbollisti shqiptar që këtë sezon luajti me fanellën e Al Ahlit, është vlerësuar si mbrojtësi i majtë më i mirë të kampionatit arab. Al Ahli sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e më të mirëve në Arabi dhe garat do ti vazhdojë një rang më poshtë, përderisa Alioski edhe pse ka kontratë edhe për një vit, pritet të largohet për të gjetur një mjedis të ri. Ai me paraqitjet e shkëlqyeshme tërhoqi vëmendje të madhe dhe ishte ndër më të preferuarit e publikut, ndërsa tashmë merr vlerësimin e rradhës duke u përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close