Emir Sahiti heroi i Shibenikut, shënon dy gola ndaj Lokomotivës

Emir Sahiti ka qenë heroi i Shibenikut në fitoren 4:0 ndaj Lokomotivës. Ish futbollisti i Rabotniçkit shënoi dy golat e parë, duke qenë një ndër më të dalluarit te skuadra fituese, që me këtë fitore është larguar nga pozitat e poshtme në renditjen tabelare në futbollin elitar kroat.

Ishte kjo hera e parë që Emir Sahiti shënon dy gola në një ndeshje në elitën e futbollit kroat, aty ku po luan që nga vera e vitit 2018-të, kur u transferua nga Rabotniçki te Hajduk Split. Mirëpo për shkak hapësirave të vogla, i njëjti verën e vitit 2020 u huazua te Shibeniku, për të cilën skuadër në 16 ndeshje ka shënuar 4 gola.

Golin e tij të parë e realizoi pikërisht ndaj skuadrës së tij, Hajdukut, ndërsa një tjetër e kishte realizuar edhe Rijekës. Emir Sahiti ndaj Lokomotivës luajti deri në minutën e 70-të, ndërsa vendin e tij në ato momente e zuri strugani, Isnik Alimi.

Në anën tjetër te Lokomotiva, titullarë luajti Enis Çokaj, i cili në të 57-tën u ndëshkua me të verdhë, ndërsa nga fillimi i pjesës së dytë në lojë u inkuadrua edhe reprezentuesi shqiptarë, Sherif Kollaku. Shbeniku pas 16 javëve numëron 16 pikë dhe renditet në pozitën e 7-të, ndërkohë Lokomotiva me 12 pikë mbetet në pozitën e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close