Ekskluzivitetin e zbuloi ditë më parë Lazim Destani, sot e paralajmëron edhe Bilall Kasami

Tetova do të bëhet me stadium bashkëkohorë. Rinovim apo ndërtim prej fillimi mbetet për tu parë, por e sigurtë tashmë është se së shpejti do të nisin punimet, me shpresën se sezonin e ardhshëm Shkëndija ndeshjet evropiane do t’i presë më në fund në Tetovë.

Pronari i kompanisë Ecolog, z. Lazim Destani për herë të parë foli publikisht në lidhje me stadiumin. Rastësisht apo e planifikuar, numri “1” i Shkëndijës përmendi stadiumin e ri në darkën me gjeneratën e parë të kuqezinjëve, futbollistët e vitit 1979, ata që të parët veshën fanellën kuqezi.

Duke folur para të pranishmëve, Destani u drejtua me fjalët: ”Ju jeni pjesë shumë e rëndësishme e historisë së Shkëndijës. Ju meritoni një vend të veçantë në stadiumin e ri.”

Kjo ”shkëndijë” mjaftoi për të zgjuar kureshtje e pyetje ngacmuese drejt Destanit, ”kjo nënkupton që do bëhet stadiumi?”

“Po tashmë e thash në publik”, do të përgjigjej mes buzëqeshjesh pohuese Lazim Destani, që faktikisht paralajmëroi lajmin e madh e të shumëpritur nga tetovarët.

E ndërkohë konfirmimi tjetër vjen sot nga i pari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami që në rrjetet sociale ka postuar një video 14-të sekondëshe ku shfaq pamje të stadiumin me mbishkrimin ”Së shpejti”!

https://fb.watch/lOfL5xxDBJ/?mibextid=qC1gEa

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close