E ”mbushën” me 9 gola Jeni Malen, Fiton Ademi: Ishte një ndeshje si një stërvitje e fortë

Shkëndija kalon në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, duke mundur 9:0 skuadrën Jeni Maale nga Manastiri, ekip që garon në Ligën Komunale. Tre herë Mazari, F. Ramadani,  Ceka pen., Ademi, Latifi dhe dy herë Krasniqi shënuan golat për fitoren e Shkëndijës. 

Pas këtij kualifikimi ka folur sulmuesi i Shkëndijës, Fiton Ademi.

Fiton Ademi: “Fillimisht e uroj ekipin e Jeni Males për respektin që na bënë. Ne e kishim të patjetërsueshme që të kualifikohemi dhe ne e bëmë detyrën tonë. Mendoj që i respektuam.”

…kualifikimi…

Fiton Ademi: Siç thash ne e kishim të detyrueshëm kualifikimin. Nuk ishte një ndeshje e vështirë, ishte një stërvitje pak më e fortë. Për ato ishte më shumë qejf për shkak se luanin ndaj kampionit të Maqedonisë dhe me ekipin që ka hyrë në grupet e Ligës së Konferencës. Mendoj se ata këtë ndeshje e kishin më shumë argëtim.”

…të premten Bashkimi…

Fiton Ademi: “Bashkimi rikthehet pas 17 vitesh në Tetovë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë, por qëllimi jonë janë vetëm tre pikë dhe shpresoj të ia arrijmë”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close