Dy medalje për Klubin e Mundjes “Shkupi” në Moldavi

Garuesit e Klubit të Mundjes “Shkupi” u paraqitën shkëlqyeshëm në turneun ndërkombëtar të zhvilluar në Nisporeni të Moldavisë, duke u kthyer me dy medalje nga një konkurrencë e fortë evropiane.

🥇 Abdulaziz Azizi siguroi medaljen e artë, pasi mposhti në finale mundësin nga Ukraina.

🥈 Jusuf Zaimi u rendit i dyti, duke u ndalur në finale nga garuesi vendas i Moldavisë.

🔸 Harun Memedi e përmbylli garën në pozitën e pestë.

Ekipi u udhëhoq nga trajnerët Bunjamin Ebipi dhe Jasin Rexhallari.

Klubi “Shkupi” vazhdon të dëshmojë rritje dhe cilësi në skenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close