Drita – Shkëndija, asnjë televizion nga Maqedonia nuk e transmeton ndeshjen!

Kampionia e Maqedonisë së Veriut, KF Shkëndija sonte luan në Conference League ndaj Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së katërt të Conference League.

Megjithatë, diçka e çuditshme është vënë re para fillimit të këtij dueli, pasi asnjë televizion nga Maqedonia e Veriut nuk do të transmetojë këtë duel mjaft të rëndësishëm të kampionit të tyre, pasi në rast të tre pikëve, ekipi kuqezi rrit gjasat për kalimin tutje.

Siç merr vesh ‘GazetaBlic Sport’, të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të Shkëndijës në garat europiane i ka “Arena Sport”, kompani e cila gjithmonë është prezent në Shkup kur ekipi shqiptar luan ndeshjet dhe bën realizimin e transmetimin e tyre.

Klubi i Shkëndijës mbrëmë në një postim përmbledhës për duelin me Dritën, ndër të tjerash ka njoftuar se kush e transmeton duelin dhe vërehet që ky ballafaqim historik do të transmetohet veç në RTSH, RTK dhe SuperSport2.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close