Dortmund nis kontaktet për transferimin e Rashicës

23 vjeçar pati një sezon fantastik në Bundesligë para se ai të ndërpritej shkaku i koronavirusit, duke regjistruar shtatë gola dhe katër asistime në 20 ndeshje.

Liverpool besohet se po vëzhgon me vëmendje të gjitha zhvillimet rreth Rashicës.

Por, sipas TodoFichajes, Dortmund kanë filluar negociatat me Bremen për një marrëveshje të mundshme për Rashicën, që vlerësohet të jetë rreth 35 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Raportet thonë se Dortmundi ka identifikuar Rashicën si një zëvendësim ideal të Jadon Sanchos, që është i lidhur me një kalim te Manchester United.

Kontrata e Rashicës me Werderin është e vlefshme deri në vitin 2022, dhe që nga transferimi nga Vitesse në vitin 2018, për palën gjermane ka shënuar 23 gola në 59 paraqitje./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close