Dashmir Elezi shënon golin e vetëm për Maqedoninë U19

Maqedonia U19 edhe në ndeshjen e dytë miqësore ka pësuar disfatë përballë Bosnje e Hercegovinës, ndërsa sërish për “verdhekuqtë” firmën e golit e mban një shqiptarë.

Njëjtë sikurse në ndeshjen e parë, Maqedonia U19 edhe të enjten pësoi disfatë 2:1, teksa golin e vetëm për ekipin e trajnerit Vlatko Grozdanovski, e realizoi talenti i Shkëndijës së Tetovës, Dashmir Elezi.

Ky i fundit në minutën e 36-të arriti që të shënojë në rrjetën e boshnjakëve për barazim të rezultatit në 1:1, pasi vetëm dy minuta më  herët për Bosnje e Hercegovinën kishte shënuar Salih Viteshkiq.

Golin e fitores për Bosnje e Hercegovinën e realizoi Xhenit Hajdareviq në minutën e 79-të. Kështu Maqedonia U19 rikthehet nga Bosnje e Hercegovina me dy disfata identike (2:1), duke rikujtuar se në ndeshjen e parë për “verdhekuqtë” kishte shënuar futbollisti i FC Shkupit, Samet Rexhepi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close