Çka po ndodh te FC Shkupi? Hasan Ozer në dy ndeshje lë në pankinë Becko Isenin!

FC Shkupi e nisi mirë gjysmësezonin pranveror me fitore kundër Borecit në transfertë, por në ndeshjen e dytë të këtij gjysmësezoni u ndal me barazim nga Akademia Pandevi, duke u distancuar kështu me 8 pikë nga kreu i renditjes tabelare që aktualisht mbahet nga Shkëndija.

Ajo që bie në sy në këto dy ndeshje është se njëri nga futbollistët më të mirë të Shkupit dhe kapiten në gjysmësezonin e parë, Besar Iseni, nuk përfshihet në formaconin startues nga trajneri i ri turk, Hasan Ozer.

Becko Iseni nuk ishte i përfshirë në 11-shen e parë as në ndeshjen ndaj Borecit, por as në takimin e sotëm ndaj Akademia Pandevit. Mungesa e tij në fushë gjithsesi se vërehej, pasi është futbollist vendor dhe e njeh mirë kampionatin tonë, ndërsa në gjysmësezonin vjeshtor ishte bartës i lojës te bardhekaltërit.

Mos përfshirja e Becko Isenit në formacionin bazë, ka lënë të pakënaqur edhe tifozët e kësaj skuadre, nga të cilët kishte edhe reagime të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close