Çfarë fati! Anulohet meçi i Lulzimit Ismailit në Pejë

Meçi i boksit të Lulzim Ismailit kundër Majkëll Karrero është anuluar në momentet e fundit dhe i njejti nuk do të zhvillohet sot ashtu siç ishte paraparë në spektaklin e boksit në Pejë të Kosovës. Lajmin e ka ka kanfirmuar vet trajneri i Lulzim Ismailit, Halim Abazi që përmes profilit të tij në fejsbuk ka treguar edhe arsyen e anulimit. Kundërshtari i Ismailit ka mbetur i bllokuar në aeroportin e Bullgarisë për shkak të disa protokolleve për Kovid 19 dhe për këtë arsye dueli anulohet. Ky është kundërshtari i dytë i Lulzim Ismailit që dështon në këtë organizim të Pejës, pasi paraprakisht boksieri tetovarë ishte paraparë të luftojë kundër bokserit serb, Darko Knezeviq, por ky i fundit për arsye të panjohura u tërhoq më herët nga kjo luftë. Kujtojmë që Lulzim Ismaili deri më tani ka zhvilluar 5 ndeshje në boksin profesionist dhe regjistron 5 fitore./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close