ÇFARË BEFASIE, Maqedonia e mposht Danimarkën në hendboll

Maqedonia e Veriut ka arritur një rezultat sensacional duke e mposhtur Danimarkën me rezultat 33:29.

Hendbollistët e Kire Llazarov në kuadër të Grupit të shtatë për kualifikim në Europainin 2022, gjatë gjithë ndeshjes kishin epërsi nda kampionëve të botës, ndërsa në një moment epërsia ishte tetë gola diferencë. Më efikas te reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut ishin Manaskov, Taleski dhe Kuzmanovski me nga 5 gola, ndërsa Stoilov dhe Lazarov nga 4 gola. Në ekipin e Danimarkës më efikas ishte Hansen me 11 gola të shënuar , ndërsa Larsen shënoi 4 gola.
Ndeshja kthyese Danimarka – Maqedonia e Veriut, do të zhvillohet të hënën me 15 mars në orën 16:00 në qytetin Alborg .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close