Çairi mposht Vardarin, Latifi: Ishte fitorja më e ëmbël

KHF Çair nuk din për humbje, pasi sonte në kuadër të xhiros së 10-të në elitën e hendbollit për femra, kanë fituar edhe Vardarin me rezultatin 30:28. Kjo ishte një ndër paraqitjet më të mira të skuadrës së udhëhehuqur nga trajneri Basri Latifi, të cilët pjesën e parë e mbyllën në disavantazh prej 3 golave (15:12), por në pjesën e dytë arritën që të përmbysën rezultatin për fitore të madhe.

“Vërtetë nuk kam fjalë për të përshkruar këtë fitore sonte, që mund të them se ishte më e ëmbëla e këtij edicioni, duke pasur parasysh se përballë kishim një skuadër si Vardari. Me këtë fitore mund të them lirisht se edhe KHF Çair tashmë futet në garë për titullin e kampionit” , ka thënë trajneri i KHF Çair, Basri Latifi.

Më e mira në radhët e Çairit ishte Anastasija Nikollovska me 9 gola të shënuar, ndërsa u dalluan edhe Arlinda Dinarica me 7 gola dhe Leonora Rrahmani me 5 gola.

Për Çairin kjo ishte fitorja e 7-të dhe tashmë barazohet me Metallurgun në pozitën e tretë me nga 21 pikë. Renditja kryesohet nga Kumanova me 25 pikë, duke u ndjekur nga Vardari me 22 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close