ÇAIRI e nis me fitore bindëse gjysmësezonin pranveror në Superligë

Pas kualifikimit në fazën finale të turneut të Kupës së Maqedonisë, klubi i hendbollit për femra, Çair me triumf e ka nisur edhe gjysmësezonin pranveror në Superligë.

Skuadra e Basri Latifit fitoi përballë Kuzman Vardarit me rezultat bindës 21:35. Edhe pse pa njërën prej hendbollistëve më të mira si Anastasija Nikolovska e cila mungoi në këtë ndeshje, ekipi i Çairit e mbylli pjesën e parë me 10 gola diferencë, me shifra 9:19.

Golashënuesit më të mira te skuadra e Çairit ishin Mila Aleksoska dhe Iva Misovska me nga 7 gola të realizuar, ndërsa te Kuzman Vardari u dallua Jovana Angellovska me 5 realizime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close