Buffon: Spalletti është trajneri i duhur për Juventusin 

Juventusi ka pasur një nisje të vështirë të sezonit dhe rezultatet e dobëta kulmuan të hënën me shkarkimin e trajnerit Igor Tudor.

Disa emra u përmendën menjëherë si zëvendësues të mundshëm për pozicionin e trajnerit në “Zonja e Vjetër”.

Ikona e klubit të Juventusit, Gianluigi Buffon, ka një favorit të qartë. Ish-portieri e shprehu këtë në një aktivitet të organizuar nga gazeta Corriere dello Sport të hënën në mbrëmje, raporton Football Italia.

“Për mua, Luciano Spalletti është njeriu i duhur për një ekip të madh dhe ambicioz. Nuk humbet shumë ndeshje me të si trajner”, tha Buffon.

Spalletti ka qenë pa punë që kur u shkarkua nga Italia këtë verë dhe Buffon mendon se Juventusi duhet t’i drejtohet 66-vjeçarit.

Juventusi është në vendin e tetë në Serie A momentalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close