Buba Hasani te Drita? Drejtori Sportiv: Tjetër është dëshira, e tjetër mundësia!

Një vizitë e yllit shqiptar Ferhan Hasani në Gjilan ka bërë që e gjithë Kosova t’i kthejë sytë kah Drita në pritje të zyrtarizmit të transferimit të njërit prej futbollistëve më kualitativ shqiptar.

Mirëpo, transferimi i reprezentuesit të Maqedonisë së Veriut te kampionia e Kosovës thuajse është i vështirë për t’u realizuar dhe këtë e kanë pranuar edhe drejtuesit e FC Dritës.

“Ferhan Hasani dje ishte mysafir i trajnerit tonë Ardian Nuhiu. Transferimi i tij te Drita është thuajse i pamundur të ndodh. Tjetër është dëshira, e tjetër mundësia. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe natyrisht se do të ishte nder për Dritën sikur ta angazhonte. Por është e pamundur”, deklaroi drejtori Sportiv i Dritës, Valon Zymberi për Gazetën Express.“Si një lojtar i madh ai ka shumë mundësi tjera më të mëdha, nga shtetet tjera të zhvilluara, nga klubet e huaja që janë në tjetër nivel financiar. Ne besojmë se Drita do të dal kampione në Kosovë edhe pa Hasanin, por ai do të na ndihmonte të kalojmë në një nivel më të lartë, sidomos në Evropë. Por, po e përsëris, pavarësisht dëshirës mundësitë nuk ekzistojnë”, u shpreh Zymberi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close