Botërori i hendbollit, Maqedonia fiton Kilin dhe siguron fazën e dytë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka shënuar fitoren e parë në Botërorin e Hendbollit që është duke u mbajtur në Egjipt, pasi mundi Kilin me rezultatin 32:29.

Në këtë mënyrë përfaqësuesja e vendit siguron biletë për në fazën e dytë të garave të këtij botërori. Ndonëse në pjesën e parë avasoi Kili me shifrat 17:16, megjithatë në fraksionin e dytë të përzgjedhurit e trajnerit Brestovac e deshtën me shumë fitoren duke triumfuar në fund me 3 pikë epërsi.

Ndryshe hendbollisti më efikas i takimit rezultoi të jetë Lazarov me 8 gola të shënuar, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Kosteski i cili realizoi 5 gola. Biletë për në fazën e dytë të Botërorit siguroi edhe Rusia, pasi mundi Korenë e Jugut me shifrat 30:26.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close