Berat Jakupi: Agjencia e Rinisë dhe Sport diskriminon FFM-në vetëm pse kryetar është Muamed Sejdini (VIDEO)

Njëra nga federatat sportive në vend që diskriminohet nga Agjencia e Rinisë dhe Sportit për dy vite me radhë është edhe ajo e futbollit. Por që FFM nuk ka reaguar për këtë çështje edhe pse këtë vit arriti suksesin historik me përfaqësuesen e Maqedonisë duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Europian, për shtetin dhe Agjencinë e Rinisë dhe Sportit, FFM meriton zero denarë.

Një gjë të tillë e ka komentuar karateisti Berat Jakupi në emisionin Sportmania, duke folur për ndarjen e vauçerëve nga ARS. Jakupi thekson se Agjencia e Rinisë dhe Sportit e diskriminon FFM-në vetëm pse kryetar është Muamed Sejdini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close