
Presidenti Aurelio De Laurentiis, sipas CalcioNapoli24, ka pasur mundësinë që të sjellë Umtiti dhe Junior Firpo në ‘San Paolo’, por raporti pretendon se të dy lojtarët kanë paga që tejkalojnë kostot që ai është i gatshëm të ofrojë, përcjell lajmi.net.
Napoli ka treguar admirimin e tyre për të dy lojtarët, por paga e Umtiti prej 8 milionë euro në vit dhe 5 milionë euro e Junior Firpo e ka bërë të pamundur marrëveshjen.
Umtiti ishte lidhur me një transferim te Napoli dhe dukej se ishte zgjedhja e parë si zëvendësim nëse Kalidou Koulibaly shitet.
CalcioNapoli24 e kupton që Barcelona gjithashtu u ka ofruar lojtarët edhe disa skuadrave të tjera, duke nënvizuar që ata nuk janë në planet e Barcas. /Lajmi.net/