Pas eliminimit nga kupa e Maqedonisë, Bashkimi po përqendrohet te detyrimet në kampionatin vendas. Në ndeshjen e 10-të, ekipi nga Kumanova do të takohet me Shkupin, i cili deri më tani ka fituar vetëm një pikë. Sulmuesi i Bashkimit dhe ish-lojtari i Shkupit, Emmanuel Avornio, beson se tri pikët do të mbeten në Kumanovë.
“Pasi u eliminuam nga Kupa e Maqedonisë, ndjesia nuk ishte e mirë për mua dhe ekipin, sepse donim një fitore dhe një vend në raundin tjetër, por për fat të keq humbëm, gjë që është pjesë e futbollit. Të luajmë kundër një ekipi si Shkupi nuk do të jetë një detyrë e lehtë, por besoj se me lojtarët cilësorë që kemi dhe mbështetjen e tifozëve, do të fitojmë maksimumin prej 3 pikësh. Kemi objektiv fiotren dhe kjo do të na ndihmojë të kthehemi në rrugën e drejt në kampionat. Ndjesia është e mirë, dhe kjo është hera ime e parë që luaj kundër një ekipi për të cilin kam luajtur më parë. Ndihem mirë dhe gati për ndeshjen kundër Shkupit”, tha Avornio.
Ndeshja midis Bashkimit dhe Shkupit do të luhet në stadiumin e Bashkimit, në orën 14:30.
